Sot po mbahet trajnimi në kuadër të projektit “Etika dhe integriteti institucional” i përfaqësuesve të departamenteve për burime njerëzore të 4 Ministrive dhe të 3 komunave të Prishtinës, Gjakovës dhe Podujevës.
Ky projekt financohet nga KFOS dhe ka për qëllim krijimin e një klime të sjelljes së përgjegjshme personale dhe organizative në institucione qendrore dhe lokale përmes fuqizimit të udhëheqjes institucionale për të zbatuar në vendet e punës standardet e etikës dhe integritetit institucional. Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të përgatisin një plan veprimi për zbatim të njohurive në institucionet e tyre.