Trajnimi bazik 5 ditor “Hap pas Hapi” për tutorë dhe fasilitatorë, në kuadër të projektit “EU SIMRAES 2” që do të zgjasë nga data 21 – 25 qershor 2016. Trajnimi është duke ndodhur në pesë grupe paralelisht. Dy grupe janë duke u mbajtur në Obiliq ndërsa tri grupe tjera janë duke u mbajtur në Gjakovë.
Metodologjia “Hap pas Hapi” me nxënësin në qendër, ka për synim që gjeneratat e reja të jenë të afta të ballafaqohen me ndryshime, të jenë kritik dhe të zgjidhin problemet në mënyrë të drejtë, të jenë të pavarur në marrjen e vendimeve, të jenë tolerant, dhe të interesohen për komunitetin.