Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), në partneritet me organizata nga rajoni, shpall thirrje për përzgjedhjen e tetë shkollave të mesme të larta publike nga Kosova për pjesëmarrje në projektin “Iniciativa për Zhvillimin e Liderëve të Rinj të Ballkanit Perëndimor (BELI)”.
Shkollat e përzgjedhura do të përfitojnë mbështetje për ngritjen e kapaciteteve, mentorim profesional si dhe grant për realizimin e nismave të udhëhequra nga nxënësit, me qëllim forcimin e Këshillave të Nxënësve dhe rritjen e pjesëmarrjes aktive të të rinjve në shkollë dhe komunitet.
Projekti synon t’u mundësojë nxënësve të zhvillojnë aftësi për pjesëmarrje demokratike, përfaqësim dhe promovim të të drejtave të njeriut.
📅 Afati i fundit për aplikim është deri më 24 prill 2026, ora 17:00.
📄 Thirrja për aplikim: Linku
📄 Formulari për aplikim: Linku
📄 Formulari për pjesëmarrje në sesionin online: Linku