Lajme

SHPALLJE

1 Qershor, 2016
Description

Të nderuar mësimdhënës,

Siç e dini, në Kosovë, në tetë vitet e fundit është zhvilluar një projekt me fëmijët e klasave të pesta të karakterit shtetëror Kosovision Contest – Gara për vizionin e Kosovës.

Ky projekt është arsimor, ku fëmijët paraqiten për konkurrim me pano-hamer se si e shohin ata të ardhmen e Kosovës në katër fusha: Arsim, Infrastrukturë dhe Mjedis, Bashkëjetesë dhe Ekonomi. Ata do t’i paraqesin këto fusha me anë të vizatimeve dhe elementeve të ndryshme të artit si dhe do të garojnë edhe me një projekt ide.

Mësimdhënësit të cilët shprehin interesim të jenë pjesë e kësaj gare duhet të aplikojnë sipas udhëzimeve më poshtë.

Mësimdhënësit mund t’i gjejnë aplikimet në web-faqen e KEC (www.kec-ks.org) e po ashtu edhe në web faqen e Kosovision-it (www.kosovision.org).

Konkursi është i hapur deri më 30 qershor 2016 në orën 16.00

Aplikacionet e vonuara pas kësaj date, nuk merren parasysh.

Aplikacionin e mbushur e dërgojnë në e-mail adresën: arditahima@gmail.com ose ahima@kec-ks.org

Kliko këtu për të shkarkuar formën e aplikimit.

Forma e aplikimit

Lajme