Sot, në lokalet e Qendrës për Arsim të Kosovës – KEC u mbajtën aktivitete me fëmijë për të shënuar 20 Nëntorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve festohet më 20 Nëntor të çdo viti për të nxitur ndërgjegjësimin ndaj fëmijëve në mbarë botën dhe përmirësimin e mirëqenies së tyre. Në të njëjtën datë Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi deklaratën dhe konventën për të drejtat e fëmijëve.