Sot po mbahet punëtoria gjysmë ditore në kuadër të projektit “Bazat mbi sipërmarrjen”. Ky projekt realizohet nga Kultur Kontakt Austria në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ndërsa ndihmohet dhe monitorohet nga Qendra për Arsim e Kosovës.
Në këtë punëtori, përveç trajnerëve të programit ka të ftuar edhe përfaqësues nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe bizneset në Kosovë. Kjo punëtori ka për qellim hartimin e një dokumenti bashkëpunimi në mes të shkollave profesionale dhe bizneseve në Kosovë.