PARTNERITETET ME SEKTORIN PRIVAT PËR FORCIMIN E ARSIMIT TË LARTË

PARTNERITETET ME SEKTORIN PRIVAT PËR FORCIMIN E ARSIMIT TË LARTË

Aktiviteti i USAID-it për Partneritetet me Sektorin Privat për Forcimin e Arsimit të Lartë synon të forcojë partneritetet ndërmjet sektorit privat dhe institucioneve akademike, si dhe të mbështesë zhvillimin e qasjeve të mësimnxënies së orientuar nga tregu dhe përvoja në sektorët e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe Bujqësisë në Kosovë.

Aktiviteti për Partneritetet me Sektorin Privat për Forcimin e Arsimit të Lartë do të udhëzohet nga Konsorciumi i Iowa-s, i udhëhequr nga Universiteti i Iowa-s (UI), me bashkëpunim nga Universiteti Shtetëror i Iowa-s (ISU) dhe Qendra për Arsim e Kosovës (KEC). Objektivat dhe intervenimet e Aktivitetit do të sigurojnë që studentët e universiteteve të Kosovës të kenë përvoja kurrikulare dhe të aplikuara që përkthehen në sukses profesional për ata vetë dhe për punëdhënësit e tyre. Një temë qendrore e këtij aktiviteti përfshin thellimin e lidhjeve ndërmjet ekspertëve të industrisë dhe universiteteve partnere, me fokus në programet e studimeve për TIK dhe agronomi për t’i përmbushur nevojat e tregut të punës.

 

Objektivi 1: Rritja e kapaciteteve analitike të universiteteve dhe qasjes në të dhënat e tregut të punës në partneritet me sektorin privat dhe atë publik.

Intervenimet në kuadër të këtij objektivi fokusohen në integrimin dhe zgjerimin e përdorimit të të dhënave të tregut të punës dhe universiteteve për të informuar vendimmarrjen në lidhje me çështje të tilla si efektshmëria dhe rezultatet e programeve të studimeve akademike, si dhe mënyrën si i zbatojnë universitetet dhe kompanitë përvojat në terren për studentët. Kompanitë, profesorët dhe stafi i universiteteve do të përmirësojnë kapacitetet e tyre për menaxhimin, përdorimin, analizimin dhe interpretimin e të dhënave relevante, në mënyrë që ato të përdoren si burim kyç për përmirësim të vazhdueshëm dhe si aset strategjik për bashkëpunimin industri-universitete.

 

Objektivi 2: Forcimi i partneriteteve me sektorin privat për t’ua mundësuar universiteteve ta zhvillojnë/rishikojnë kurrikulën sipas kërkesave të tregut.

Aktiviteti do të lehtësojë dialog të qëndrueshëm ndërmjet profesorëve të TIK-ut dhe agronomisë me kompanitë që kërkojnë të punësojnë të diplomuar të talentuar. Ndërhyrjet do të (ri)strukturojnë reformën kurrikulare dhe praktikat e rishikimit për të siguruar që kompanitë të luajnë rol të spikatur në identifikimin e kompetencave të nevojshme për suksesin në karrierë në industritë e tyre. Intervenimet do t’u ndihmojnë profesorëve edhe për përditësimin rutinor të përmbajtjes së kurseve, qasjeve të vlerësimit dhe formave eksperimentale të mësimnxënies, për t’i pasqyruar më së miri kompetencat në zhvillim për karrierë në përputhje me kërkesën e tregut.

 

Objektivi 3: Përmirësimi i ndërlidhshmërisë dhe efektshmërisë në mësimnxënien nga përvoja të studentëve.

Aktiviteti do të përmirësojë zbatimin e përgjithshëm të mësimnxënies nga përvoja të studentëve. Intervenimet do t’i udhëheqin universitetet në mbështetjen më të mirë të rekrutimit, vendosjes dhe administrimit të vendosjeve në terren të studentëve në industri, duke përfshirë përmirësimin e platformave ekzistuese të e-karrierës.  Intervenimet gjithashtu do t’i fuqizojnë të rinjtë që të luajnë rol të drejtpërdrejtë në zhvillimin e karrierave të tyre, duke ofruar mundësi dhe shtigje për eksplorim të karrierës, rritje profesionale dhe mentorim. Veç kësaj, intervenimet do të përmirësojnë administrimin e shërbimeve të karrierës nga universitetet përmes bashkëpunimit më të mirë me sektorin privat në Kosovë dhe mentorimit të qëndrueshëm nga profesionistët e karrierës të lidhur me Konsorciumin e Iowa-s.

 

Objektivi 4: Forcimi i partneriteteve ndërmjet universiteteve dhe sektorit privat për të mundësuar hulumtime të aplikuar të nxitura nga kërkesa.

Aktiviteti i USAID-it për Partneritetet me Sektorin Privat për Forcimin e Arsimit të Lartë do të përmirësojë kapacitetet e universiteteve për zbatimin e hulumtimeve të nxitura nga kërkesa. Intervenimet do të angazhojnë sektorin privat për t’i dhënë përparësi strategjike një grupi të përbashkët të prioriteteve për hulumtime që pasqyrojnë nevojat urgjente për ekspertizë më të madhe në sektorët e TIK-ut dhe të bujqësisë. Profesorët e Kosovës për TIK dhe agronomi do të ndërveprojnë me kolegë nga Universiteti i Iowa-s dhe Universiteti Shtetëror i Iowa-s për t’i përmirësuar kapacitetet e tyre për reagim strategjik ndaj problemeve dhe sfidave të industrisë. Studentët dhe profesorët e TIK-ut dhe agronomisë do të përfitojnë trajnime dhe mbështetje që synon bashkëpunimin në iniciativa për hulumtime që i ndërlidhin më mirë problemet e industrisë me qasjet e mësimnxënies së studentëve dhe zhvillimit të zgjidhjeve.

 

Partnerët

  • Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka”
  • Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”
  • Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”
  • Kompani private për TIK dhe bujqësore
  • Periudha e implementimit
    17/01/2023 - Aktuale
  • Personeli
    Eli Gashi
  • Partnerët dhe Donatorët

    USAID

  • Research