Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në kuadër të Projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “ Kosovo Education and Employment Network – KEEN” prezantoi sot studimin “Ndikimi i cilësisë së mësimdhënësve dhe burimeve shkollore në rezultatet e nxënësve kosovarë – Gjetjet nga rezultatet e testit PISA 2015”.
Studimi analizon rezultatet e testit PISA 2015, përkatësisht ndikimin e cilësisë së mësimdhënëseve dhe burimeve shkollore në performancën e nxënësve kosovarë në matematikë, lexim, dhe shkencë. Ky studim ofron informata dhe rekomandime të cilat do të mund të përdoren për përmirësimin e sistemit arsimor si dhe ndarjen më efikase të burimeve në shkollë.
Me këtë rast pjesë e diskutimit publik ishin deputetë të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues nga SBASHK, përfaqësues nga agjenci ndërkombëtare zhvillimore dhe hulumtues të pavarur në fushën e arsimit.
Në linkun e mëposhtëm mund ta shkarkoni studimin.
http://www.keen-ks.net/…/fil…/1429/pisa_2015_results_alb.pdf