Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të Komunës së Prishtinës dhe Rrjetit të Kosovës për Arsim dhe Punësim (KEEN).
Marrëveshja synon hartimin e planin pesëvjeçar për arsim në Prishtinë, 2017-2021. Ky plan do të hartohet nga një ekip i specializuar, i përbërë nga zyrtarët komunal përgjegjës për arsim, përfaqësues nga Kuvendi Komunal dhe përfaqësues të tjerë nga komuniteti shkollor dhe grupet tjera të interesit.
Kosovo Education and Employment Network – KEEN është një koalicion strategjik në mes të Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) dhe tri organizatave tjera të shoqërisë civile të cilat angazhohen në fushën e arsimit, punësimit dhe politikave sociale.