Sot, janë nënshkruar kontratat me përfituesit e bursave në kuadër të projektit “EU-SIMRAES 2”. Përfitues të bursave në kuadër të projektit janë 200 nxënës të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, nga shkollat e mesme të larta. Programi i bursave bashkëfinancohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), e cila do të mbulojë 133 bursa për tri vite. Përveç kësaj, edhe 300 bursa të tjera do të ndahen nga donatorë tjerë. I gjithë ky proces është i koordinuar nga MASHT-i.
Ndërkohë, ka filluar edhe procesi i mentorimit për nxënësit bursistë të komunave Istog, Gjakovë dhe Prizren. Ekipi i projektit është takuar me nxënësit dhe mentorët, për t’i informuar rreth programit të mentorimit dhe përfitimet që nxënësit do t’i kenë nga ky program.