Në kuadër të projektit “EU-SIMRAES II” po mbahen 2 grupe të trajnimit “Edukimi për të Drejtën Shoqërore (EDSh) për mësimdhënës dhe prindër të nxënësve të komuniteteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Pjesëmarrësit janë stafi nga qendrat mësimore, mësimdhënës dhe prindër nga komuna e Prizrenit dhe Gjakovës. Përgjatë katër ditëve të këtij trajnimi, pjesëmarrësve do t’u ofrohen njohuri mbi konceptet e dominimit, privilegjeve dhe termeve tjera që lidhen me drejtësinë shoqërore.
Përmes aktiviteteve interaktive, pjesëmarrësit do të shohin rolin e tyre në procesin e të drejtës shoqërore dhe do të kuptojnë se si mund të angazhohen në këtë proces për të ndikuar së pari në transformimin personal, pastaj në atë profesional dhe institucional.