Lajme

Ministri i Arsimit viziton njërën nga shkollat përfituese të projektit “School Me”

23 Shtator, 2016
Description

Në shkollën “Model” në Prishtinë, u prit Ministri i Arsimit Z.Arsim Bajrami bashkë me përfaqësues të tjerë të Ministrisë, si dhe Drejtoresha e Arsimit nga komuna e Prishtinës Znj.Arbërije Nagavci.

Qëllimi i kësaj vizite ishte demonstrimi i orës mësimore përmes platformës digjitale “SchoolMe”, projekt ky i cili implementohet nga Qendra për Arsim e Kosovës me financim nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur.

Shkolla “Model” është njëra nga 16 shkollat përfituese të projektit “SchoolMe”, i cili ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve të shkollave për të shfrytëzuar burimet online në procesin mësimor, për implementimin e kurrikulës, si dhe për zhvillimin e kompetencave të nxënësve për shfrytëzimin e këtyre burimeve në procesin e përvetësimit të njohurive dhe zhvillimit të shkathtësive të tyre.

Lajme