Konferenca “Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna në shkollë” që organizohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) me mbështetjen e Unicef Kosovo Programme dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, e cila ka për qëllim prezantimin e rezultateve të projektit dy vjeçarë dhe rekomandimeve për hapat e mëtutjeshëm në këtë sektor.
Në këtë konferencë janë prezent rreth 150 pjesëmarrës, përfshirë këtu Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe përfaqësues tjerë nga MAShT, përfaqesuesin e Zyrës së BE-së në Kosovë, përfaqësues të UNICEF-it, udhëheqës dhe mësimdhënës të shkollave, si dhe nxënësit e shkollave përfituese, të cilët po prezantojnë iniciativat e shkollore për formimin e grupeve ndërmjetësuese.
Qëllimi i projektit ka qenë përkrahja e shkollave për të zbatuar Rregulloren QRK 21/2013 për Protokollin për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit para-universitar, përmes fuqizimit të kapaciteteve të shkollave dhe ngritjes së vetëdijes për ta trajtuar në mënyrën e duhur problemin e dhunës.