Qendra për Arsim e Kosovës -KEC, organizoi Konferencën përmbyllëse “Edukimi për Ndërmarrësi” në kuadër të projektit për Ndermarrësi, projekt i KulturKontak Austria dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Në konferencë u shpalosën të arriturat e këtij projekti dhe njëkohësisht u bë edhe certifikimi i trajnerëve dhe pjesëmarrësve të këtij projekti.
Nxënësit e shkollave profesionale, organizuan edhe panairin për ndërmarrësit e rinj dhe shpalosën idetë e tyre si ndërmarrës.