Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) së bashku me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) organizoi Konferencën një ditore ”Cilësia e shërbimeve të ofruara në Edukimin e Fëmijërisë së Hershme”.
Qëllimi i konferencës është lansimi i “Pakos së burimeve cilësore”, që pritet të kontribuoi në ngritjen e cilësisë tek institucionet parashkollore dhe ofruesit tjerë të shërbimeve edukative parapshkollore.
Kjo konferencë organizohet në kuadër të projektit “Kompetencat e edukatorëve” mbështetur nga Instituti për Shoqëri të hapur OSI.