Lajme

KEC ricertifikohet për ISO 9001:2015

27 Gusht, 2020
Description

Përgjatë tri viteve të kaluara, Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) ka vazhduar të punojë në implementimin dhe avancimin e sistemit të menaxhimit të cilësisë në përputhje me të gjitha kërkesat që dalin nga standardi ndërkombëtar ISO 9001:2015. Në këtë drejtim, KEC është vlerësuar dhe është ricertifikuar edhe për tri vite të tjera për fushëveprimin: “Disenjimi, zhvillimi, menaxhimi dhe zbatimi i projekteve dhe i programeve të trajnimit në fushën e arsimit, të drejtave të njeriut, rinisë dhe shërbimeve sociale”.

KEC me përkushtim do të vazhdojë të punojë në përputhje me kërkesat e sistemit të menaxhimit të ISO 9001:2015 dhe në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve që ofron.

Certifikata

Lajme