Pas një vit pune intensive në implementimin e sistemit për menaxhimin e cilësisë, Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) përmbush kërkesat e standardit ndërkombëtar ISO 9001:2015 për fushëveprimin vijues:
“Disenjimi, zhvillimi, menaxhimi dhe zbatimi i projekteve dhe i programeve të trajnimit në fushën e arsimit, të drejtave të njeriut, rinisë dhe shërbimeve sociale.”
Ky certifikim na nderon, por edhe na obligon që të punojmë në vazhdimësi në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve tona.