Lajme

FTESË PËR SHPREHJE INTERESI: PËRZGJEDHJA E SHKOLLAVE PËR PJESËMARRJE NË PROJEKTIN AADA

7 Shkurt, 2023
Description

Për projektin AADA

AADA (Action Against Discrimination for All / Veprimi kundër diskriminimit për të gjithë)  është projekt trevjeçar që ka filluar zbatimin nga 1 shkurt 2023, i financuar nga Zyra e Bashkimit  Evropian në Kosovë dhe zbatuar nga Qendra për Arsim e Kosovës(KEC) në partneritet me IPKO Foundation.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është: Të fuqizojë komunitetet shkollore  për të mbrojtur grupet e cenueshme nga diskriminimi përmes edukimit, ndërmjetësimit dhe zhvillimit të aftësive ndërkulturore.

THIRRJE PËR SHKOLLAT

Qendra për Arsim e Kosovës – KEC dhe IPKO Foundation, në kuadër të projektit AADA ftojnë shkollat e mesme të larta (gjimnaze dhe shkolla profesionale) nga  komuna të ndryshme në Kosovë që të aplikojnë për të bashkëpunuar me projektin AADA.

Aktivitetet kryesore që parashihen të zbatohen në partneritet me shkollat e përzgjedhura janë:

-Krijimi i klubeve të shkollës me përfshirje të komuniteteve të ndryshme;
-Trajnime me Klubet e shkollës për ndërmjetësimin e bashkëmoshatarëve dhe parandalimin e përdorimit të gjuhës së urrejtjes;
-Hartimi dhe zbatimi i planeve te veprimit për ndërmjetësimin e bashkëmoshatarëve dhe gjuhës kundër urrejtjes;
-Përkrahja e autoriteteve të shkollës për krijimin e një sistemi efikas që t’i përgjigjen rasteve diskriminuese brenda ambientit shkollor;
-Organizimi i shkollës verore për tri vite me radhë, me aktivitete të ndryshme mbi krijimin dhe përdorimin e përmbajtjeve digjitale duke përdorur metodologjinë PONDER;
-Mbështetje e klubeve në shkollat përfituese për të prodhuar përmbajtje digjitale me qëllim të parandalimit të gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit;
-Zhvillimi dhe plotësimi i kanaleve/profileve zyrtare të mediave sociale të shkollave partnere;
-Organizimi i fushatave sociale për ngritjen e vetëdijes publike përmes shpërndarjes së përmbajtjeve digjitale të krijuara nga të rinjtë e Kosovës;
-Organizimi i ngjarjes përmbyllëse të projektit.

Për t’u kualifikuar për partneritet në projekt, shkolla duhet:

-Të jetë shkollë publike e nivelit të mesëm të lartë;
-Të dërgojë Letër Përkrahëse nga DKA;
-Të dëshmojë gatishmërinë e menaxhmentit dhe stafit për të përkrahur dhe për të marrë pjesë në aktivitetet që do të ndërmerren në kuadër të projektit;
-Të jetë e gatshme të shkëmbejë praktika pozitive, sfida dhe mësime të nxjerra me shkollat e tjera të projektit përmes aktiviteteve të përbashkëta të projektit;
-Të dëshmojë praninë e praktikave gjithëpërfshirëse;
-Të ketë përvoja me projekte apo programe në aktivitete jashtëkurrikulare.

Shkollat e interesuara mund të aplikojnë duke dorëzuar Formën e Aplikimit dhe përkrahjen me shkrim nga DKA në e-mail adresën akabashi@kec-ks.org deri me datën 15 shkurt 2023, ora 16.30.

SHKARKO FORMËN E APLIKIMIT

Për informata shtesë, mund të na kontaktoni në e-mail adresën e lartshënuar.

Lajme