Lajme

FTESË PËR SHPREHJE INTERESI PËRZGJEDHJA E 12 SHKOLLAVE PËR PJESËMARRJE NË PROJEKTIN KIST+

20 Qershor, 2023
Description

Data e publikimit

Për projektin KIST+                   
      KIST+ (Kosovo Innovation Social Transformation Plus/ Transformimi shoqëror inovativ në Kosovë)  është projekt njëvjeçar që ka filluar zbatimin me 1 qershor 2023, i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë dhe zbatuar nga Qendra për Arsim e Kosovës-KEC në partneritet me Dokufest.

Projekti synon të nxitë krijimin e forumeve të pavarura për diskutim dhe shkëmbim idesh për adoleshentët në adresimin e lajmeve të rreme dhe dezinformatave përmes:

•         Krijimit të një mjedisi bashkëpunues me anë të punës së përbashkët me njëri-tjetrin për edukimin qytetar të adoleshentëve me prejardhje të ndryshme etnike;

•         Përpunimit dhe zhvillimit të aktiviteteve të projektit bazuar në parimet dhe strategjitë bazë për gjithëpërfshirje dhe pjesëmarrje në komunitete;

•         Promovimit të mëtejshëm të Edukimit Medial për adoleshentët dhe komunitetet lokale dhe zhvillimit të aftësive për zhdërvjelltësi;

•         Zhvillimi i aftësive digjitale të punonjësve pedagogjikë dhe drejtuesve të komunitetit për t’u ndihmuar të rinjve ta zhvillojnë zhdërvjelltësinë që të identifikojnë dhe rezistojnë ndaj narrativave ekstremiste, gjuhës së urrejtjes dhe të fitojnë aftësi socio-emocionale për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive në shoqëri pa pasur nevojë të përdorin dhunën.

THIRRJE PËR SHKOLLAT
Qendra për Arsim e Kosovës – KEC dhe Dokufest, në kuadër të projektit KIST ftojnë shkollat e mesme të ulëta (me përjashtim të shkollave përfituese të projektit KIST në fazën e parë nga këto komuna në vitin e kaluar) nga komunat: Dragash, Ferizaj, Gjilan, Kamenicë, Lipjan, Mitrovicë, Obiliq, Podujevë, Prizren, Suharekë, Viti dhe Vushtrri të aplikojnë për të marrë pjesë në aktivitetet e projektit KIST+.

Aktivitetet kryesore që parashihen të zbatohen në partneritet me shkollat e përzgjedhura janë:

·         Krijimi i klubeve të shkollës për edukim medial;

·         Organizimi i shkollës verore në kuadër të “DokuKids” me aktivitete të ndryshme jashtëkurrikulare mbi edukimin digjital;

·         Ofrimi i filmave nga libraria digjitale dhe i udhëzimeve për përdorim nga mësimdhënësit në shkolla dhe aktivitete diskutimi me nxënësit;

·         Trajnime për Klubet e Edukimit Medial mbi krijimin dhe përdorimin e përmbajtjeve digjitale;

·         Organizimi i Sfidës së Transformimit Shoqëror Digjital për nxënës, në kategori të ndryshme krijuese për të trajtuar dezinformimin, lajmet e rreme, e tema të ngjashme, duke ofruar pajisje teknologjike në vlerë mbi 500-1000 EUR për tri vendet e para dhe shpërblime për pjesëmarrje edhe për vendet jofituese;

·         Përkrahje e vazhdueshme nga projekti për mësimdhënësit dhe nxënësit pjesëmarrës në aktivitetet e projektit;

·         Organizimi i ngjarjeve të përbashkëta për shkollat përfituese për të siguruar ndarje të përvojave, të mësuar të përbashkët, diskutim për mësimet e nxjerra dhe fuqizim të bashkëpunimit në mes të shkollave.

Për t’u kualifikuar për partneritet në projekt, shkolla duhet:

1.   Të jetë shkollë publike e nivelit të mesëm të ulët;

2.   Të dëshmojë gatishmëri të DKA-së, menaxhmentit dhe stafit për të përkrahur dhe për të marrë pjesë në aktivitetet që do të ndërmerren në kuadër të projektit;

3.   Të jetë e gatshme të shkëmbejë praktika pozitive, sfida dhe mësime të nxjerra me shkollat e tjera të projektit përmes aktiviteteve të përbashkëta të projektit;

4.    Të dëshmojë praninë e praktikave gjithëpërfshirëse;

5.    Të ketë përvoja me projekte apo programe tjera të mëhershme (e preferueshme) me aktivitete jashtëkurrikulare;

6.     Të përfitoj nga mësimet e nxjerra dhe praktikat e mira të shkollave partnere përfituese në fazën e parë të projektit (KIST-Transformimi shoqëror inovativ në Kosovë).

Shënim:

Shkollat përfituese të projektit KIST në fazën e parë, nga  komunat e lartëpërmendura nuk do të përzgjidhen.

Shkollat e interesuara mund të aplikojnë duke dorëzuar Formën e Aplikimit në e-mail adresën stoska@kec-ks.org deri me datën 26 qershor 2023, ora 16.30.

SHKARKO FORMËN E APLIKIMIT

Për informata shtesë, mund të na kontaktoni në e-mail adresën stoska@kec-ks.org.

Lajme