Qendra për Arsim e Kosovës – KEC në bashkëpunim me Dvv International – Zyra në Kosovë, organizon Trajnimin për përfaqësues të OShC-ve me tematikën Edukimi për Qytetari Aktive dhe të Drejta të Njeriut që do të mbahet nga data 09-12 dhjetor 2021.
Qëllimi i këtij projekti është të rrisë kapacitet e OShC-ve dhe të rinjve për të qenë qytetar aktiv dhe për të promovuar të Drejtat e Njeriut në shoqëri.
Ftohen të gjithë aktivistët e organizatave jo-qeveritare dhe mësimdhënësit nga shkencat shoqërore, që të aplikojnë për pjesëmarrje në këtë trajnim. Aplikimet nga përfaqësuesit e grupeve minoritare, përfaqësuesit e OJQ-ve që punojnë me të rinj do të kenë përparësi gjatë përzgjedhjes
Ju lutemi aplikoni duke dërguar në mbrovina@kec-ks.org
një rezyme bazike (CV) dhe
letër motivimi (1 faqe max.)
Data e fundit për aplikim do të jetë: 26 nëntor 2021. Për përzgjedhjen apo mos përzgjedhjen Tuaj, do të njoftoheni me datën: 03 dhjetor 2021.
*Shpenzimet për akomodim të plotë dhe transport për të gjithë pjesëmarrësit e përzgjedhur do të mbulohen nga organizatori.