Akademia e Kosovës Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut mirëpret 11 ekipe shkollore në edicionin e dytë të saj. Akademia organizohet nga Qendra për Arsim e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Qendrën Evropiane Wergeland dhe Qendrën IPE të Universitetit të Edukimit të Cyrihut.
Akademia ka për qëllim forcimin e kapacitetit të drejtorëve të shkollave, mësimdhënësve dhe përfaqësuesve të këshillave të prindërve, për të zbatuar dhe promovuar parimet dhe praktikat e Edukimit për të Drejtat e Njeriut (EDNj) dhe Edukimit për Qytetari Demokratike (EQD) në shkollat dhe komunitetet e tyre. Akademia është një kombinim i trajnimit pesëditor dhe fazës përcjellëse të projekteve në shkolla. Shkollat do të përkrahen nga ekipi i trajnerëve në zbatimin e projekteve shkollore.