Lajme

Ceremonia e fillimit zyrtar të projektit “MJEDIS I DIGJITALIZUAR SHKOLLOR PËR TË MBËSHTETUR MËSIMDHËNËSIT DHE NXËNËSIT PËR TË MËSUAR GJATË TËRË JETËS”

27 Prill, 2022
Description
Sot, në prani të përfaqësuesve të UNICEF, drejtorëve të shkollave përfituese dhe stafit nga Qendra për Arsim e Kosovës u prezantua projekti “Mjedis i digjitalizuar shkollor për të mbështetur mësimdhënësit dhe nxënësit për të mësuar gjatë tërë jetës”.
Projekti ka për qëllim ofrimin e mbështetjes për transformimin digjital të arsimit që u mundëson mësuesve dhe 22 shkollave përfituese të shfrytëzojnë potencialin e mësimit të kombinuar, me synim arsimin cilësor gjithëpërfshirës, përmirësimin e rezultateve të të nxënit dhe zhvillimin e aftësive për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë.
Gjatë ceremonisë përveç fjalëve të rastit dhe prezantimit të projektit poashtu u nënshkruan edhe memorandumet e mirëkuptimit me shkollat përfituese nga 4 komuna të Kosovës.
Projekti zbatohet nga KEC në bashkëpunim me Unicef Kosovo Programme.

Lajme