Lajme

Grupet e para të mësimdhënësve përfitojnë nga Qendra e Trajnimeve e KEC

29 Gusht, 2025
Description
Gjatë dy javëve të fundit, në Qendrën e Trajnimeve e KEC janë mbajtur 5 programe të zhvillimit profesional të mësimdhënësve. Këto trajnime u organizuan në bashkëpunim me komunën e Prishtinës, Obiliqit dhe Fushë Kosovës, ndërsa përfitues ishin mësimdhënësit nga këto komuna.
Trajnimet e zhvilluara mbulojnë temat:
• Edukimi për drejtësi shoqërore;
• Mësimdhënia e bazuar në projekte;
• Shkathtësitë për zhvillim personal (dy grupe);
• Komunikimi jo i dhunshëm.
Bashkëpunimi me komunat në organizimin e trajnimeve ishte shumë i mirë, ndërsa mësimdhënësit pjesëmarrës ishin të motivuar e të përkushtuar gjatë trajnimeve.
Ndërsa bashkëpunimi me këto komuna do të vazhdojë mbi bazën e marrëveshjeve të bashkëpunimit, është trasuar rruga për bashkëpunime edhe me komunat tjera në zhvillimin e vazhdueshëm profesional të mësimdhënësve dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies.

Lajme