Lajme

20 nëntori – Dita Botërore e të Drejtave të Fëmijëve

20 Nëntor, 2026
Description

Çdo fëmijë ka të drejtë të arsimohet, të ndihet i sigurt, të dëgjohet dhe të zhvillohet në një mjedis ku respektohen dinjiteti dhe potenciali i tij. Në këtë ditë, rikujtojmë rëndësinë e Konventës për të Drejtat e Fëmijës dhe përgjegjësinë e përbashkët për zbatimin e saj në praktikë.

Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), përmes punës dhe angazhimit të saj në fushën e arsimit, promovon mundësi të barabarta, gjithëpërfshirje dhe mjedise të sigurta e mbështetëse për të
gjithë fëmijët. Sepse mbrojtja e të drejtave të fëmijëve nuk është përgjegjësi vetëm për një ditë, por një angazhim i përditshëm i të gjithë neve.

Çdo fëmijë ka të drejta. Çdo fëmijë meriton të dëgjohet!

Lajme