Lajme

Konferenca Përfundimtare e Projektit MÖBIUS

22 Tetor, 2026
Description
KEC në Konferencën Përfundimtare të Projektit MÖBIUS (Përfaqësimi dhe bashkëpunimi ndër-rajonal në Arsimin dhe Aftësimin Profesional) në Chișinău, Moldavi
Më 19–21 tetor 2026, Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) mori pjesë në Konferencën Përfundimtare të projektit Erasmus+ MÖBIUS, në Chișinău të Moldavisë.
Konferenca mblodhi partnerë nga nëntë shtete për të ndarë arritjet, përvojat dhe praktikat e mira në arsimin dhe aftësimin profesional, si dhe për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit të ardhshëm.
_____________________
Projekti MÖBIUS financohet nga Bashkimi Evropian dhe synon forcimin e bashkëpunimit ndërrajonal në Arsimin dhe Aftësimin Profesional (AAP) në Evropën Qendrore, vendet e Partneritetit Lindor dhe Ballkanin Perëndimor.

Lajme