Lajme

Vazhdojnë trajnimet në kuadër të programit të Qendrës së Trajnimeve

13 Tetor, 2026
Description
Në kuadër të programit të Qendrës së Trajnimeve, dy javët e para të tetorit kanë vazhduar aktivitetet e zhvillimit profesional të mësimdhënësve.
 Më 3-4 tetor 2026, në bashkëpunim me komunën e Drenasit, është organizuar programi i trajnimit “Komunikimi jo i dhunshëm”. Ky trajnim u organizua në shkollën “Halil Bajraktari” në Drenas dhe në të morën pjesë mbi 30 mësimdhënës të kësaj komune.
Më 10 tetor, në gjimnazin “Eqrem Çabej” në Vushtrri, u mbajt dita e tretë e programit të trajnimit “Zhvillimi i shkathtësive të leximit në klasat e hershme”, si pjesë e organizimit të përbashkët me komunën e Vushtrrisë. Ndërkaq, më 11 tetor, i njëjti program trajnimi u kurorëzua me ditën e tretë në Qendrën Didaktike në Gjakovë, si pjesë e organizimit të përbashkët me komunën e Gjakovës.
KEC, përmes programit të Qendrës së Trajnimeve, është i hapur për bashkëpunim me të gjitha komunat në fushën e zhvillimit profesional të mësimdhënësve.

Lajme