Lajme

Dita Boërore e Shëndetit Mendor

10 Tetor, 2026
Description
Mirëqenia e fëmijëve ndërtohet edhe duke mbështetur të rriturit që kujdesen për ta.
Sot, në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, KEC ndan përvoja nga pilotimi i projektit CHAVORE në Kosovë, i cili mbështet mirëqenien emocionale të fëmijëve dhe familjeve rome përmes punës me fëmijët, prindërit dhe praktikuesit.
Në vlerësimet e pilotimit në Prizren dhe Dubravë u përfshinë 26 fëmijë të moshës 3–6 vjeç, 19 prindër/kujdestarë dhe praktikues që punojnë me fëmijët dhe familjet. Përvojat e tyre nxorën në pah tri mesazhe:
• Mbështetja fillon edhe nga vetja. Për praktikuesit, projekti ndërthur forcimin e njohurive dhe aftësive për mbështetjen emocionale me kujdesin për mirëqenien e tyre. Të mbështetur dhe të përgatitur, ata mund të mbështesin më mirë prindërit dhe fëmijët.
• Prindërit kanë nevojë për mbështetje dhe mundësi për afërsi. Ata përshkruan se Kutia e Mirëqenies Familjare, me lodra dhe mjete për aktivitete të përbashkëta, i ndihmoi të kuptonin më mirë ndjenjat e fëmijëve, t’i mbështesnin në shprehjen e tyre dhe të kalonin kohë së bashku përmes lojës, larg telefonave dhe ekraneve. U theksua edhe nevoja për aktivitete të thjeshta dhe kujdes për mirëqenien e vetë prindërve.
• Fëmijët shprehen në mënyra të ndryshme. Vizatimi, muzika dhe loja i ndihmuan të komunikonin ndjenjat, edhe kur shprehja me fjalë ishte e vështirë.
Le të kujdesemi për mirëqenien e fëmijëve, prindërve dhe praktikuesve, duke krijuar hapësirë për dëgjim, të nxënë dhe mbështetje të ndërsjellë çdo ditë.
______________________
CHAVORE financohet nga Komisioni Evropian dhe zbatohet nga konsorciumi i përbërë nga anëtarët e ISSA – International Step by Step Association, i udhëhequr nga Pedagoški inštitut/Educational Research Institute dhe përfshin Open Academy Step by Step, Partners Hungary Alapítvány, Skoladokoran – Wideopenschool, Kosova Education Center – KEC dhe ISSA Hub.

Lajme