Lajme

Dy programe trajnimi për mësimdhënësit e komunës së Gjakovës

19 Gusht, 2026
Description
Në javën kur mësimdhënësit tanë u kthyen në shkollë, por ende nuk janë në procesin mësimor, KEC rifilloi me ofrimin e programeve të zhvillimit profesional të mësimdhënësve.
Dje dhe sot, në Gjakovë po mbahen dy programe trajnimi për mësimdhënësit e kësaj komune, njëri sipas programit “Edukimi medial” dhe tjetri sipas programit “Zhvillimi i shkathtësive të leximit në klasat e hershme”. Këto trajnime janë organizuar në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjakovë.
Një trajnim tjetër sipas programit “Komunikimi jo i dhunshëm” po mbahet në Qendrën e Trajnimeve të KEC, për mësimdhënësit e shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë. Ky trajnim është organizuar me financim të plotë nga KEC.
Këtë javë dhe javën tjetër do të vazhdohet edhe me tri grupe të tjera trajnimi në tri programe të ndryshme.

Lajme