Lajme

KEC nis zbatimin e projektit BELI me tetë shkolla përfituese në Kosovë

29 Maj, 2026
Description
Gjatë javës së kaluar, u realizuan takimet njoftuese dhe u nënshkruan Marrëveshjet e Mirëkuptimit me tetë shkollat përfituese në kuadër të projektit rajonal “Iniciativa për Zhvillimin e Liderëve të Rinj të Ballkanit Perëndimor” (BELI).
Ky partneritet do të mundësoj:
▶️Ngritje të kapaciteteve dhe mentorim për Këshillat e Nxënësve mbi pjesëmarrjen demokratike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut;
▶️Mbështetje direkte për planifikimin dhe zbatimin e iniciativave dhe fushatave konkrete brenda mjedisit shkollor;
▶️Pjesëmarrje në Rrjetin Rajonal përmes aktiviteteve dhe ngjarjeve të përbashkëta me të rinjtë nga vendet e Ballkanit Perëndimor;
▶️Hartim të rekomandimeve dhe politikave që synojnë fuqizimin e rolit dhe zërit të të rinjve në nivel lokal dhe rajonal.
Ky bashkëpunim synon të kontribuojë në krijimin e mjediseve shkollore më demokratike, gjithëpërfshirëse dhe aktive, ku të rinjtë kanë hapësirë të jenë pjesë e vendimmarrjes dhe e ndryshimit pozitiv në komunitetet e tyre.
_________________
Projekti BELI zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), në partneritet me organizata nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, në kuadër të programit Erasmus+ “Ndërtimi i Kapaciteteve në fushën e Rinisë”.

Lajme