Lajme

Takimi i dytë i Koalicionit Kombëtar për Gjithëpërfshirje Digjitale

26 Maj, 2026
Description
Koalicioni shërben si platformë bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, organizatave dhe akterëve relevantë për promovimin dhe avancimin e gjithëpërfshirjes digjitale në vend. Përmes diskutimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta, Koalicioni kontribuon në adresimin e sfidave dhe prioriteteve të identifikuara në Raportin Kombëtar për Përfshirje Digjitale, duke synuar zhvillimin e politikave dhe masave konkrete që u përgjigjen nevojave të qytetarëve.
Gjatë takimit po diskutohet rreth nismave politike të dala nga rekomandimet e Raportit Kombëtar për Përfshirje Digjitale ( https://kec-ks.org/…/09/National-Report_KOSOVO-ALB.pdf ), që kanë për qëllim ofrimin e kontributit në avancimin e politikave dhe veprimeve konkrete, që do kontribuojnë në gjithëpërfshirjen digjitale në Kosovë.
Nismat që po trajtohen në takim janë:
Integrimi i shkathtësive digjitale në arsimin formal dhe joformal;
Përmirësimi i qasjes në shërbimet e qeverisjes elektronike dhe zgjerimi i pikave të qasjes digjitale në komunitet;
Institucionalizimi i vlerësimeve të rregullta të përfshirjes digjitale;
Mbështetja e programeve të përfshirjes digjitale të udhëhequra nga organizatat e shoqërisë civile (OSHC).
Po ashtu, në gjatë takimit do të prezantohet ideja për nismën që ndërlidhet me përmirësimin e qasjes në shërbimet e qeverisjes elektronike dhe zgjerimin e pikave të qasjes digjitale për
komunitetin, përmes definimit të qëllimeve, kërkesave konkrete politike dhe hapave të mëtejshëm për zbatim.
____________________
Projekti “Iniciativa për gjithëpërfshirje digjitale – DII; financohet nga Bashkimi Evropian dhe ka për qëllim të forcojë rolin e OJQ-ve nga Ballkani Perëndimor në promovimin e demokracive pjesëmarrëse dhe procesin e përafrimit me BE-në, duke forcuar kapacitetet e tyre për zhvillimin e politikave dhe avokimin për përfshirjen digjitale.

Lajme