Lajme

Aktiviteti “Kutitë e Mirëqenies”

14 Maj, 2026
Description
Më 13 maj, në Prizren u mbajt një punëtori me 15 familje nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në kuadër të projektit CHAVORE (Mirëqenia e shëndetit mendor e fëmijëve të
komunitetit Rom).
Aktiviteti kishte për qëllim promovimin e mirëqenies emocionale dhe forcimin e lidhjeve familjare përmes përdorimit të “Kutive të Mirëqenies” për aktivitete relaksuese, komunikim dhe mbështetje emocionale, në ambientet e shtëpisë, nga e gjithë familja.
Punëtoria u udhëhoq nga profesionistë, mediatorë dhe fasilitatorë që mbështesin familjet dhe bashkëpunimin e tyre me shkollën. Pas aktivitetit do të vazhdojnë vizitat dhe monitorimi për të mbështetur familjet në përdorimin e kutive dhe zhvillimin e aktiviteteve familjare.
___________________
Projekti “CHAVORE” financohet nga Komisioni Evropian dhe zbatohet nga konsorciumi i përbërë nga anëtarët e ISSA – International Step by Step Association, i udhëhequr nga Pedagoški inštitut/Educational Research Institute dhe përfshin Open Academy Step by Step, Partners Hungary Alapítvány, Skoladokoran – Wideopenschool, Kosova Education Center – KEC dhe ISSA Hub.
Mësoni më shumë në: https://issa.nl/chavore/home

Lajme