Lajme

Filluan aktivitetet e zhvillimit profesional të mësimdhënësve në Gjakovë

10 Prill, 2026
Description
Pasi javë më parë nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit me Komunën e Gjakovës, së bashku nisëm përgatitjen për ofrimin e tri programeve të para të trajnimit për mësimdhënësit e kësaj komune, në kuadër të programit të Qendrës së Trajnimeve në KEC.
Më 7-8 prill, në Qendrën Didaktike në Gjakovë, u mbajtën dy ditët e para të programit të trajnimit “Zhvillimi i shkathtësive të leximit në klasat e hershme”. Një grup mësimdhënësish të klasave fillore po përfitojnë nga ky program trajnimi. Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Z. Hysen Brahimaj bëri një vizitë të shkurtër, duke shprehur përkrahjen e Komunës për mësimdhënësit dhe arsimin në Komunë.
Pas dy javëve, do të organizohen edhe dy programe tjera trajnimi për mësimdhënësit e Komunës së Gjakovës.
___________________
Këto aktivitete të zhvillimit profesional po realizohen me financim nga Qendra për Arsim e Kosovës – KEC dhe me përkrahje nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Gjakovës. Komuna po i mbulon edhe shpenzimet e ushqimit për pjesëmarrësit e trajnimeve.

Lajme