Në kuadër të programit të Qendrës së Trajnimeve në KEC, fundjavën që shkoi e filluam
bashkëpunimin me Komunën e Drenasit, duke i ofruar dy programe trajnimi për mësimdhënësit
e kësaj komune.
Një grup mësimdhënësish të klasave fillore e nisën programin e trajnimit “Zhvillimi i shkathtësive të leximit në klasat e hershme”, ndërsa një grup i mësimdhënësve lëndorë nga shkollat e mesme të ulëta, programin e trajnimit “Mësimdhënia e bazuar në projekte”.
Në muajin prill të dyja grupet do të rikthehen me ditën e tretë të programeve të trajnimit.
__________
Këto aktivitete të zhvillimit profesional janë realizuar me financim nga Qendra për Arsim e
Kosovës – KEC dhe me përkrahje nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Drenasit.



