Qendra e trajnimeve

Programi i trajnimit “Edukimi Medial”

15 Dhjetor, 2025
Description
Gjatë fundjavës, në Qendrën e Trajnimeve në KEC patëm një grup të motivuar të mësimdhënësve nga disa shkolla të Prishtinës, të cilët ndoqën programin e zhvillimit profesional “Edukimi medial”.
Për dy ditë, u trajtuan temat si: krijimi i botëkuptimeve, shqyrtimi kritik i informacionit, privatësia, media dhe qytetaria demokratike dhe mësimdhënia e edukimit medial. Në sesionin e fundit, mësimdhënësit e ndarë në grupe të vogla gjeneruan ide për integrimin e edukimit medial përmes temave mësimore, si lëndë zgjedhore dhe si projekte të të nxënit përmes angazhimit në komunitet.
_____________________
Ky aktivitet i zhvillimit profesional është realizuar me financim nga Qendra për Arsim e Kosovës – KEC

Lajme