Lajme

Shënjimi i 25 – vjetorit të themelimit të organizatës

18 Dhjetor, 2025
Description
Sonte shënuam një rrugëtim që flet me zemër: 25 vite përkushtim, vizion dhe besim se arsimi është forca që e ndryshon shoqërinë. Nga një ide e guximshme në një histori suksesi që ka prekur mijëra nxënës, mësimdhënës dhe komunitete në mbarë Kosovën, KEC ka dëshmuar se puna me dashuri dhe mision lë gjurmë të pashlyeshme.
Sot po ashtu, inauguruam Qendrën e Trajnimeve që do të ofrojë mundësi gjithëpërfshirëse trajnimi dhe zhvillimi profesional për të gjithë mësimdhënësit dhe komunitetin shkollor, duke nxitur praktikat inovative dhe koherente të mësimdhënies, si dhe duke mbështetur të mësuarit gjatë gjithë jetës.
Ky përvjetor ishte një falënderim i sinqertë për të gjithë ata që besuan, ndërtuan dhe ecën bashkë me ne – themelues, partnerë, staf dhe miq. Me krenari për rrugën e bërë dhe përgjegjësi për të ardhmen, vazhdojmë tutje, sepse arsimi është dritë që nuk shuhet kurrë.

Lajme