Lajme

YEEP 2: Certifikohen të rinjtë e grupit të tretë

8 Tetor, 2025
Description
11 të rinj, përfitues të projektit YEEP 2, kanë përfunduar me sukses programin e trajnimit “Shkathtësitë bazë jetësore dhe punësueshmëria”
Gjatë këtij programi intensiv, ata zhvilluan njohuri dhe shkathtësi kyçe për jetën dhe karrierën e tyre, përfshirë teknika dhe strategji për:
-komunikim efektiv ndërpersonal;
-menaxhim dhe zgjidhje të konflikteve;
-prezantim profesional;
-edukim financiar (buxhetim dhe menaxhim i financave personale);
-hartim të CV-së, letrës motivuese dhe intervistës për punë.
Këto njohuri dhe shkathtësi përbëjnë një bazë të fortë për rrugëtimin e tyre profesional dhe personal. Në fund të këtij trajnimi, pjesëmarrësit u certifikuan.
__________________
Projekti YEEP 2 zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë financuar nga Ministria Federale e Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), SOS Fshatrat e Fëmijëve në te gjithë botën dhe fondi Hermann-Gmeiner (HGFD)

Lajme