Trajnimi i mësimdhënësve në kuadër të projektit Edukimi për Qytetari Demokratike dhe Edukimi për të Drejtat e Njeriut.

Data e publikimit

12923321_580396665459924_3869253732925256121_n

Po ndodh trajnimi i mësimdhënësve në kuadër të projektit Edukimi për Qytetari Demokratike dhe Edukimi për të Drejtat e Njeriut. Ky projekt realizohet nga Qendra për Arsim e Kosovës në partneritet me European Wergeland Center dhe në të marrin pjesë 30 mësimdhënës të komunës së Prishtinës dhe të Gjakovës.
Trajnimi ka për qëllim aftësimin e mësimdhënësve për të zhvilluar te nxënësit kompetencën e qytetarisë demokratike përmes përfshirjes së koncepteve të ndryshme të qytetarisë demokratike dhe të të drejtave të njeriut në tema të caktuara të fushave kurrikulare.