Po mbahet trajnimi “Edukimi për Drejtësi Shoqërore (EDSh)” me mësimdhënës dhe prindër të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në kuadër të projektit EU-SIMRAES II. Pjesëmarrësit janë nga qendrat mësimore në Fushë Kosovë, Mitrovicë, Gjakovë dhe Plemetin të komunës së Obiliqit.
Qëllimi i trajnimit është që pjesëmarrësit të ngrisin njohuritë e tyre, të kuptuarit dhe ndjeshmërinë për mekanizmat të cilat përjetësojnë dhe mbajnë sistemin e dominimit si dhe të zotohen ndaj procesit të ndërtimit të kapacitetit për transformim personal, profesional dhe institucional.