Thirrje për pjesëmarrje në programin e trajnimit “Edukimi Medial”
Qendra e Trajnimeve e Qendrës për Arsim të Kosovës (KEC) i fton mësimdhënësit e të gjitha niveleve të arsimit parauniversitar të shprehin interesimin për pjesëmarrje në programin e akredituar të trajnimit “Edukimi Medial”.
Programi “Edukimi Medial” synon të pajisë mësimdhënësit me njohuri, shkathtësi dhe metoda praktike, për ta zhvilluar te nxënësit mendimin kritik, qytetarinë demokratike dhe përdorimin e përgjegjshëm të informacionit.
Për më shumë rreth programit të trajnimit, ju ftojmë ta shfletoni syllabusin këtu.
Pjesëmarrja në trajnim është pa pagesë, ndërsa shpenzimet mbulohen nga fondet vetjake të KEC. Trajnimi do të mbahet në Qendrën e Trajnimeve të KEC në Prishtinë, ndërsa pjesëmarrësit që plotësojnë kriteret e përcaktuara do të pajisen me certifikatë.
Për të shprehur interesimin tuaj për pjesëmarrje në trajnim, klikoni këtu: https://forms.gle/xVK7hiDibgJtFeX19
Afati i fundit për aplikim: 2 mars 2026 në orën 16.00.