EU-SIMRAES II
EU-SIMRAES II
Objektivi i përgjithshëm i EU-SIMRAES II është të mbështesë Qeverinë e Kosovës në zhvillimin e shoqërisë demokratike dhe shumëetnike duke zbatuar strategjinë e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian dhe planin e sa të veprimit. Objektivi specifik i projektit është të sigurohet qasje e drejtë e fëmijëve rom, ashkali dhe egjiptian në arsimin parafillor, fillor dhe të mesëm duke përmirësuar regjistrimin, vijueshmërinë dhe arritjet e fëmijëve përmes mbështetjes së ofruar në komunitet dhe asaj financiare. Aktivitetet e komponentës së parë e cila implementohet nga KEC:
- Mbështetet operimi i 10 qendrave mësimore.
- Bëhet vetëdijesimi i prindërve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian për të regjistruar fëmijët me kohë në shkollë.
- Ofrohet mbështetje logjistike fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian për të vijuar arsimin parafillor.
- Ofrohet mentorim individual dhe ndihmë në detyra të shtëpisë për fëmijët e moshës shkollore dhe atyre të kthyer.
- Organizohet trajnim kundër paragjykimeve për mësimdhënësit dhe prindërit, dhe ofrohet mentorim/këshillim për të siguruar zbatimin e kompetencave të marra.
- Organizohen ngjarje lokale për të ndihmuar integrimin më të mirë të fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në nivelin shkollor.
Rezultatet e pritura:
- Përfshirje e fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian prej 10 lokacioneve të shënjestruara në arsimin parafillor, fillor dhe të mesëm dhe përmirësim i rezultateve të të nxënit të tyre.
- Qasje dhe vijueshmëri e përmirësuar e fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në arsimin e mesëm të lartë dhe përmirësim i kapaciteteve të tyre për të përfituar nga arsimi i lartë
- Organizatat që punojnë në fushën e arsimimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian përmirësojnë kapacitetin e tyre për t’u ofruar shërbime cilësore anëtarëve të komuniteteve të tyre.
-
Periudha e implementimit01/04/2016 deri 31/10/2019
-
PersoneliDrilon Krasniqi
-
Partnerët dhe Donatorët
Bashkimi Evropian
-