Avancimi i edukimit të bazuar në vlera përmes reformës së politikave dhe praktikave të zhvillimit të mësimdhënësve në Kosovë – ValuED

Avancimi i edukimit të bazuar në vlera përmes reformës së politikave dhe praktikave të zhvillimit të mësimdhënësve në Kosovë – ValuED

Objektivat e projektit: Projekti synon të mbështesë proceset e ndërtimit demokratik të vendit përmes edukimit të mësimdhënësve dhe reformave në zhvillimin e shkollave. Më konkretisht, projekti ka për qëllim që të lehtësojë një reformë të bazuar në të dhëna në fushën e zhvillimit profesional të mësimdhënësve, në mënyrë që të pasqyrojë edukimin e bazuar në vlera dhe të promovojë edukimin gjithëpërfshirës, barazinë, mosdiskriminimin dhe kompetencat qytetare në të gjithe nivelet e arsimit, duke përmirësuar edukimin e mësimdhënësve dhe zhvillimin profesional të vazhdueshëm në mënyrë që të ndikohet në cilësinë afatgjate të sistemit të arsimit, në të njëjtën kohë duke mbështetur drejtpërdrejt praktikat në nivel shkolle që promovojnë zhvillimin e kompetencës së qytetarisë së përgjegjshme.

Aktivitetet e projektit: Veprimet përfshijnë zhvillimin e politikave arsimore në nivel vendi; reformimin e kurseve dhe programeve të edukimit të mësimdhënësve para shërbimit dhe ndërtimin e kapaciteteve të edukatorëve të mësimdhënësve dhe mësimdhënësve në shkolla për spikatjen e edukimit mbi vlerat në klasa dhe jetën shkollore, për mësimdhënien e diversitetit dhe zhvillimin e kompetencave qytetare; zhvillimin e programeve të qëndrueshme të zhvillimit të kapaciteteve shkollore në ndërtimin e kulturës demokratike të shkollës dhe mjediseve përfshirëse të të nxënit; dhe zbatimin e intervenimeve në nivel shkolle me qëllim të zhvillimit të klimës shkollore demokratike dhe përfshirëse.

Partnerët implementues:

Universiteti i Prishtinës (UP)

Universiteti Ukshin Hoti (UPz)

Universitaet Graz (UNI GRAZ)

Ludvig-Maximilians-Universitaet Muenchen (LMU MUENCHEN)

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI)

Qendra për Arsim e Kosovës (KEC)

Edguard (EdGuard)

  • Periudha e implementimit
    30/01/2024 - Aktuale
  • Personeli
    Veton Sylhasi
  • Partnerët dhe Donatorët

    Agjencia evropiane për arsim dhe kulturë – EACEA (instrumenti financues ERASMUS +)

  • Research