Lajme

Përmbyllet me sukses cikli i dytë i trajnimeve “Ndërmjetësimi mes Bashkëmoshatarëve”

8 Dhjetor, 2025
Description
Me plot energji, bashkëpunim, frymë pozitive dhe dëshirë për ndikim pozitiv, mes periudhës shtator – dhjetor 2025, përfunduam 10 grupet e trajnimit me pjesëmarrjen e 185 nxënësve dhe 80 mësimdhënësve nga 38 shkolla të 7 komunave të Kosovës.
Ky cikël trajnimesh ishte shumë më tepër se një proces mësimor, ishte një investim i përbashkët në fuqizimin e nxënësve dhe mësimdhënësve për të ndërtuar një kulturë dialogu, bashkëpunimi dhe zgjidhjeje paqësore të konflikteve brenda komuniteteve të tyre shkollore.
Krenarë për çdo hap, për çdo bashkëpunim dhe për ndikimin që secili pjesëmarrës do të vazhdojë të sjellë në komunitetin e vet shkollor.
Bashkë po ndërtojmë shkolla më të sigurta dhe më gjithëpërfshirëse!
_____________________
Projekti “Të Rinjtë e Fuqizuar përmes Shkollave Gjithëpërfshirëse – YESS” mbështetet financiarisht nga Fondi për Ndërtimin e Paqes, në partneritet me Unicef Kosovo Programme dhe IOM Kosovo.

Lajme