Lajme

Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e zhvillimit profesional të mësimdhënësve

24 Korrik, 2025
Description
Sot, në Qendrën e Trajnimeve në KEC, mirëpritëm zyrtarët nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Obiliq, Drejtorëshën e Arsimit z. Fitore Hashani dhe Shefin e Arsimit z. Rexhep Zeka. Mysafirët u njohën me hapësirat e Qendrës dhe mundësitë që ofron për zhvillim profesional të mësimdhënësve.
Takimi i sotëm e konkretizoi diskutimin për bashkëpunimin mes KEC dhe DKA në Komunën e Obiliqit në ofrimin e programeve të zhvillimit profesional për mësimdhënësit e kësaj komune. Kjo u bë përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi për organizimin e përbashkët të aktiviteteve të zhvillimit profesional për mësimdhënësit dhe personelin tjetër arsimor të Obiliqit.

Lajme