Lajme

Mbështetje për arsimin parashkollor dhe fillor

31 Mars, 2026
Description
Më 30 mars, në kuadër të projektit “Rritja e përfshirjes në arsimin parashkollor dhe fillor”, u realizuan dy aktivitete të rëndësishme në bashkëpunim me shkollat partnere dhe aktorët lokalë në komunën e Prizrenit.
Fillimisht, u shpërndanë pako me materiale edukative në Sh.F.M.U. “Lekë Dukagjini”, “Sh.F.M.U. “Mati Logoreci”, Sh.F.M.U. “Haziz Tola” dhe Sh.F.M.U. “Abdyl Frashëri”, me qëllim mbështetjen e mësimdhënies gjithëpërfshirëse dhe nxitjen e zhvillimit të hershëm të fëmijëve.
Po ashtu, në Sh.F.M.U. “Mati Logoreci” u mbajt takimi i rrjetit joformal, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shoqërisë civile, shkollave partnere dhe EPRBM-ve (Ekipet për Parandalim dhe Reagim ndaj Braktisjes dhe Mosregjistrimit) në nivel shkolle.
Gjatë takimit u prezantua plani i punës dhe u dakorduan hapat e ardhshëm, me fokus në parandalimin e braktisjes dhe mosregjistrimit në arsim, si dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet shkollës dhe komunitetit.
______________
Projekti “Rritja e përfshirjes në edukimin parashkollor dhe fillor” financohet nga Bashkimi Evropian (DG ENEST) dhe Roma Education Fund (REF) dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me Nevo Koncepti.

Lajme