Mundësi angazhimi: Trajner për programin e Avokimit
Mundësi angazhimi: Trajner për programin e Avokimit
Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) fton trajnerët e certifikuar të programit të Avokimit të aplikojnë për të mbajtur trajnime në kuadër të projektit: “YEEP 2 – Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjve përmes mundësive të reja”, në Gjilan.
Për të aplikuar ju duhet të dërgoni:
– Curriculum Vitae (CV)
– Letër motivuese
– Dëshminë e certifikimit nga KEC
Trajnimet do të zhvillohen me dy grupe të rinjsh, gjithsej 8 ditë pune (4 ditë për secilin grup), ku grupi i parë organizohet gjatë muajve shtator–tetor 2025, ndërsa grupi i dytë gjatë muajit dhjetor 2025.
Përshkrimin e detyrave të punës mund ta gjeni në dokumentin e bashkëngjitur (PDF) duke klikuar më poshtë.
Aplikimi është i hapur nga data 05.09.2025 deri më 12.09.2025, ora 16:00.
_________________
Projekti YEEP 2 zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), SOS Fshatrat e Fëmijëve në të gjithë botën dhe fondi Hermann-Gmeiner (HGFD).