Lajme

Forcimi i Ndërmjetësimit përmes Mentorimit dhe Monitorimit në shkollat partnere

7 Nëntor, 2025
Description
Gjatë tetorit dhe në fillim të nëntorit, tre sesione informuese kanë bashkuar drejtorë shkollash, pedagogë, koordinatorë të cilësisë, psikologë dhe përfaqësues të niveleve të ndryshme arsimore.
Këto sesione kanë pasur për qëllim forcimin e zbatimit të metodologjive të ndërmjetësimit në shkollat partnere nga komunat e Dragashit, Kamenicës, Gjilanit, Lipjanit, Obiliqit, Prizrenit dhe Mitrovicës, duke ndihmuar në krijimin e një mjedisi më bashkëpunues, gjithëpërfshirës dhe të sigurt për nxënësit dhe stafin. Pjesëmarrësit kanë ndarë përvoja, shembuj praktikë dhe qasje të reja mbi mënyrën se si ndërmjetësimi mund të integrohet në jetën e përditshme shkollore.
Ky proces kontribuon në ndërtimin e një kulture mirëkuptimi, respekti dhe zgjidhjeje paqësore të konflikteve, duke forcuar lidhjet brenda komunitetit arsimor.
___________
Projekti “Të Rinjtë e Fuqizuar përmes Shkollave Gjithëpërfshirëse – YESS” mbështetet financiarisht nga Fondi për Ndërtimin e Paqes, në partneritet me Unicef Kosovo Programme dhe IOM Kosovo.

Lajme