Lajme

E drejta për përfaqësim publik – Avokimi

9 Shkurt, 2026
Description
Të rinjtë e grupit të dytë, të certifikuar në trajnimin “E drejta për përfaqësim publik – Avokimi”, të mbajtur në kuadër të projektit YEEP2, kanë realizuar tri fushata avokuese në SH.M.E”Marin Barleti” Gjilan.
Fushatat janë fokusuar në disa çështje me rëndësi për komunitetin shkollor. Njëra prej tyre synon pajisjen e shkollës me dollapë për nxënësit, me qëllim lehtësimin e ruajtjes së materialeve shkollore dhe përmirësimin e kushteve të mësimit.
Një tjetër iniciativë ka adresuar nevojën për sigurimin e qasjes së barabartë në arsim për të gjithë nxënësit, me theks të veçantë tek nxënësit me nevoja të veçanta. Gjithashtu, nxënësit kanë avokuar për themelimin e një Klubi të Karrierës, i cili synon të promovojë orientimin profesional dhe t’i ndihmojë të rinjtë në planifikimin e së ardhmes së tyre.
Këto fushata janë realizuar përmes prezantimeve informuese, diskutimeve interaktive, si dhe shpërndarjes së broshurave dhe posterëve vetëdijësues. Shkolla ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e këtyre iniciativave, duke përfshirë në proces nxënësit, mësuesit dhe prindërit.
__________________
Projekti “Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjve përmes mundësive të reja-YEEP2” synon të krijoj perspektiva për të përmirësuar punësimin dhe pjesëmarrje aktive në tregun e punës, për të rinjtë e grupeve të cenueshëm në Kosovë. Ky projekt zbatohet në komunën e Gjilanit, ku 75 të rinj përfitues të projektit kanë zhvilluar shkathtësitë e tyre dhe janë aftësuar përmes programeve të vazhdueshme të trajnimit dhe mentorimit, dhe po përkrahen për të konkurruar në tregu e punës. Projekti YEEP 2 zhvillohet në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe është financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve në të gjithë botën, Children Villages Worldwide (CVW).

Lajme