Filloi Akademia e Kosovës për Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, një program trajnimi që ka për qëllim forcimin e kulturës demokratike në shkollat e Kosovës duke trajnuar profesionistët e edukimit dhe aktorët komunitarë, si dhe duke zhvilluar më tej kapacitetin e tyre për ta zbatuar dhe promovuar EQD/EDNj në shkollat dhe komunitetet e tyre.
Pjesa e parë e programit të Akademisë do të zhvillohet prej 28-30 shtator 2018, ndërsa pjesa e dytë më 13-14 tetor. Kjo nuk është e tëra, pasi shkollat pjesëmarrëse do të delegojnë edhe dy nxënës për një trajnim të përshtatur për nxënësit që të promovojnë kulturën demokratike në shkolla përmes përdorimit të medias.
Ekipet shkollore do të punojnë me palët në shkollë në zbatimin e projekteve shkollore në fushën e edukimit për qytetari demokratike dhe edukimit për të drejtat e njeriut, si dhe do të ndajnë mes vete praktikat në zbatimin e këtyre projekteve
Akademia zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), ndërsa financohet nga Qendra Evropiane Wergeland (European Wergeland Center) dhe Universiteti i Edukimit i Cyrihut.