Lajme

Një hap i rëndësishëm drejt themelimit të Qendrës së Trajnimeve të KEC

5 Maj, 2025
Description
Më 30 prill 2025 përfunduan punimet ndërtimore dhe të instalimeve në lokalin e dedikuar për Qendrën e Trajnimeve të KEC. Lokali me sipërfaqe 333.90 m2 është pronë e KEC dhe ndodhet në
objektin Comfort Residence 3, në Lagjen “Mati”. Punimet u kryen nga shitësi i lokalit, kompania “4A Pika”, sipas projektit të hartuar dhe nën mbikëqyrjen e kompanisë “BVR Atelier”.
Funksionalizimi i plotë i Qendrës së Trajnimeve do të përmbyllet me rregullimin e enterierit dhe furnizimin me pajisjet e nevojshme, duke krijuar kushte optimale për zhvillimin e veprimtarisë së
Qendrës.
Brenda pak muajsh, Qendra e Trajnimeve e KEC do të ofrojë mundësi për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe palëve të tjera të përfshira në procesin arsimor, përmes ofrimittë trajnimeve të aprovuara nga MAShTI, gjithnjë duke pasur si referencë misionin e KEC dhe karakterin jopërfitues të organizatës.

Lajme