Të rinjtë për digjitalizim

Të rinjtë për digjitalizim

Objektiva e përgjithshme: Fuqizimi i të rinjve, familjeve dhe komunitetit për të dalluar dhe adresuar rreziqet që burojnë nga interneti dhe për të kontribuar në transformimin digjital shoqëror.

Objektiva specifike: Forcimi i kapaciteteve të të rinjve nga shkollat e mesme të larta përmes ofrimit të trajnimeve, krijimit të partneriteteve në mes të shkollave, aktivizimit qytetar dhe pilotimit të shërbimit në komunitet.

 

Aktivitetet e projektit: 

  • Përzgjedhja e shkollave partnere të projektit;
  • Nënshkrimi i Marrëveshjeve të Mirëkuptimit me shkollat dhe krijimi i Klubeve Mediale në shkolla;
  • Përgatitja dhe ofrimi i pakos së trajnimeve për Klubet Mediale;
  • Planifikimi dhe zbatimi i aktiviteteve në shkollë nga Klubet Mediale;
  • Themelimi i Rrjetit jo-formal i Klubeve Mediale “Të rinjtë për digjitalizim”, nga shkollat partnere;
  • Publikimi i praktikave të mira në kanalet zyrtare të komunikimit të shkollave partnere;
  • Hartimi dhe zbatimi i Planit për ofrimin e përkrahjes së familjeve dhe komunitetit nga Klubet Mediale duke u bazuar në metodologjinë “shërbimi në komunitet”;
  • Organizimi i sesioneve trajnuese përmes vizitave “derë më derë” për familjet;
  • Organizimi i fushatave vetëdijesuese mbi transformimin digjital shoqëror;
  • Përmbledhja e praktikave të mira dhe prezantimi i tyre përmes ngjarjes përmbyllëse të projektit.

 

Rezultatet e projektit

Rezultati 1 – Zhvillimi i kapaciteteve të të rinjve në fushën e Edukimit Medial;

Rezultati 2 – Krijimi i një rrjeti jo-formal funksional të të rinjve nga shkollat partnere;

Rezultati 3 – Fuqizimi i familjeve dhe komunitetit përmes shërbimit në komunitet, për të identifikuar dhe adresuar rreziqet që vijnë nga interneti;

Rezultati 4 – Informimi i qytetarëve, aktivizimi i tyre dhe bërja tyre agjent të transformimit digjital të shoqërisë.

 

  • Periudha e implementimit
    22/06/2023 - Aktuale
  • Personeli
    Hana Zylfiu-Haziri
  • Partnerët dhe Donatorët

    Norway

    Smart Balkans

  • Research